Në Austri, në parim, ekziston një ndalesë absolute për reklamimin dhe sponsorizimin e duhanit. Kjo përfshin, për shembull:

Përjashtime nga ndalesa e reklamimit

Nga ndalesa e reklamimit përjashtohet veçanërisht reklamimi, që u drejtohet ekskluzivisht personave që veprojnë në tregtinë e duhanit, siç janë, për shembull, trafikantët.

Reklamimi nga trafikantët e duhanit

Në lokalin e trafikës dhe në pjesën e jashtme të tij, trafikantëve u lejohet në parim të vendosin reklama për produktet e duhanit.

Reklamimi në transmetim

Në transmetim, pra në TV dhe Radio, është e ndaluar çdo formë e reklamimit për produktet e duhanit.

Paralajmërime

Në paketimin e produkteve të duhanit, që janë të destinuara për pirje, duhet të vendoset një paralajmërim në pjesën e përparme. Ky mund të jetë “Pirja e duhanit mund të jetë fatale” ose i ngjashëm. Gjithashtu, lidhur me madhësinë e paralajmërimit, ka udhëzime të sakta, të cilat rregullohen me Ligjin për Duhanin.

Lexoni gjithashtu: “Reklamimi për automjete”